Ekipi kombëtar i Irakut fitoi ndaj Bolivisë në finale dhe u kualifikua në Kupën e Botës 2026, pas 40 vitesh mungese në këtë garë. Ngjarja ndodhi në Monterrey të Meksikës.
Gjatë festës në fund të ndeshjes, një pjesëtar i stafit teknik irakian, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, pësoi kolaps nga emocionet e shumta. Ai ra në fushë dhe alarmoi të tjerët.
Stafi mjekësor i ekipit dhe ai i stadiumit ndërhynë menjëherë, e ngritën personin dhe e shoqëruan në spital. Ai mbetet nën vëzhgim për shkak të gjendjes së tij.