Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, konkretisht në rrugën “Hodo Beg”, pranë godinës së minibashkisë. Shtetasi Dritan Aga ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti fizik.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht si një debat verbal pasi shtetasi Dritan Aga kishte hedhur mbeturina në zonë. Debati është përshkallëzuar shpejt në dhunë fizike, ku autori, i identifikuar si Endrit Jolldashi, ka përdorur një mjet prerës për të goditur Agën.
I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Tiranës ka identifikuar autorin, Endrit Jolldashi, i cili është shpallur në kërkim dhe vijojnë veprimet për kapjen e tij.