Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mashkull kosovar, të dyshuar për të shtënat me armë zjarri në drejtim të dy personave meshkuj në qendër të Podujevës.
Ngjarja ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 13:29. I dyshuari ka shtënë me një kallashnikov (AK-47), por askush nuk është goditur nga predhat. Në vendin e ngjarjes, forcat policore kanë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa predhat kanë dëmtuar dy vetura.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47 së bashku me një karikator me 15 copë fishekë. Rasti është kualifikuar si vrasje e mbetur në tentativë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurë të mëtejshme ligjore. Policia ka dhënë këto detaje në raportin 24-orësh.