Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, më 10 shkurt, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Policia e Tiranës ka marrë masa në zbatim të ligjit "Për tubimet", për të garantuar rendin dhe sigurinë publike si dhe mbarëvajtjen e tubimit.
Kufizimet e qarkullimit dhe parkimit të automjeteve janë si vijon:
- Nga ora 23:45 e sotme, bllokohet lëvizja dhe parkimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, deri në përfundim të tubimit.
- Nesër, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, bllokohet lëvizja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të mëtejshme në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative.
Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në akset e mbyllura dhe të përdorin rrugë alternative. Gjithashtu, apelon që qytetarët të distancohen nga veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Përditësime
Policia e Tiranës i kërkoi PD-së specifikimin e orës së mbylljes së tubimit.
Zhvillime të tjera:
• Nuk lejohen persona të maskuar në protestë.
• Rreth 1 350 efektivë policie janë në gatishmëri.
Policia e Tiranës përditësoi masat për tubimin e PD-së nesër:
- Numri i efektivëve rritet nga 1350 në 1530.
- Protesta nis nga 17:00 në 18:00.
- Bllokimi i qarkullimit fillon nga 15:00 në 13:00.
- Konfirmohet prania e autobuzëve policorë dhe gazit lotsjellës.
- Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë për rrezikun e përshkallëzimit të protestës në dhunë, duke iu referuar incidentit të 24 janarit dhe duke këshilluar shmangien e zonës.
- Disa burime konfirmojnë nisjen e protestës në orën 18:00 dhe bllokimin e qarkullimit nga ora 13:00, si korrigjim i orëve të raportuara më parë.