Policia e Tiranës është në kërkim të një automjeti me targa shqiptare dhe simbole naziste mbi kofano. Një foto e mjetit u postua në një faqe interneti të huaj më 9 maj 2026.
Autoritetet e huaja sinjalizuan menjëherë autoritetet shqiptare për rastin. Policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit, i cili rezulton të jetë shqiptar.
Edhe pse fotoja u bë në një nga zonat e Tiranës, policia ende nuk ka arritur të lokalizojë vendndodhjen aktuale të automjetit. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe gjetur mjetin.