Diplomati i karrierës Albert Prenkaj vlerësoi në emisionin "Rubikon" të Klan Kosovës se formimi i Bordit të Paqes është lajm i mirë për Kosovën dhe mund t’i sjellë njohje nga shtetet pjesëmarrëse.
Ai deklaroi se Kosova, si një prej vendeve themeluese, hyn në një kapitull të ri. "Në këtë platformë, shumica e vendeve nuk na kanë njohur. Kam dëshirë të besoj se edhe kjo marrëveshje do të na sjellë njohje së paku nga këto vende që sot ishin të ulur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani", u shpreh Prenkaj.
Ai shtoi se Kosova duhet ta shfrytëzojë dhe ta kapitalizojë pjesëmarrjen në këtë platformë.
Bordi i Paqes u themelua më 22 janar 2026 në Davos të Zvicrës, me iniciativë të presidentit amerikan Donald Trump. Presidentja Vjosa Osmani firmosi anëtarësimin e Kosovës në të.