Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 11 shkurt 2026. Reagimi erdhi nëpërmjet një postimi në Facebook, pas seancës konstituive të legjislaturës së dhjetë, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në mesazhin e tij, Begaj uroi punime të mbara Kuvendit në Legjislaturën X dhe Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit. Haxhiu u zgjodh me 66 vota pro.
Postimi i plotë i presidentit Begaj lexohet:
Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!
Pas konstituimit, pritet formimi i qeverisë së re.