Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka uruar Kuvendin e Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X-të dhe Qeverinë e re.
Në një postim publik, ajo shprehu urimet më të përzemërta për Albulena Haxhiun, Kryetare e Kuvendit, Albin Kurtin, Kryeministër, dhe Glauk Konjufcën, Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Spiropali u dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja, në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit demokratik të Kosovës.
Ajo nënvizoi se Kosova është pjesë e pandashme e zemrës kombëtare shqiptare dhe e horizontit të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin drejt familjes euroatlantike.
Postimi i plotë:
"Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X-të dhe Qeverisë së re! Urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës. Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike. Suksese në këtë kapitull të ri, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës."