Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës zhvilloi të hënën, më 26 janar 2026, një aksion në Prizren dhe Ferizaj, ku arrestoi dy persona të dyshuar për keqpërdorim në prokurimin publik.
A.G., i identifikuar si Arbër Gashi nga disa burime, dyshohet për veprën penale "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar" sipas nenit 414, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. R.Z. dyshohet për "Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik" sipas nenit 415, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të të njëjtit kod.
Hetuesit policorë kryen bastisje në ambientet e ndërmarrjes publike Ekoregjioni, në zyrat e saj në Prizren, në shtëpinë e kryeshefit Burim Shala dhe në një subjekt privat në Ferizaj. Aksioni erdhi si rezultat i hetimeve për parregullsi në një tender të shpallur me urgjencë për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshesë, me vlerë rreth 400 mijë eurosh. Burimet njoftuan se këta kamionë nuk janë përdorur.
Gjatë kontrollit u sekuestruan një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme. Prokurori i rastit Halim Borovci dhe zëdhënësja Arbnora Luta konfirmuan aksionin, duke theksuar se është pjesë e luftës kundër korrupsionit.
Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Përditësime
Arbër Gashi, shef i njësisë në Prizren të Eko Regjionit, dhe Ragip Zejna (R.Z.), drejtor i Dielli Construction në Ferizaj.
Ndërmarrjet Eko Regjioni dhe Dielli Construction nuk iu përgjigjën thirrjeve për deklaratë.
Ekoregjioni ka reaguar zyrtarisht:
- Kryeshefi Burim Shala ndodhet në Itali për arsye familjare që nga e shtunë dhe pritet të kthehet brenda javës.
- Kompania mohon arratisjen e Shalës, shprehet besim te organet e drejtësisë dhe fton të shmangen dezinformatat e spekulimet.
Burim Shala është në shënjështër të Prokurorisë Speciale në kuadër të hetimit për keqpërdorim tenderash. Prokuroria Speciale deklaroi se dy persona u arrestuan në Prizren dhe Ferizaj për dyshime të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të fondeve publike. I kontaktuar nga redaksia, Burim Shala iu referua reagimit zyrtar të kompanisë Dielli, e cila konfirmoi shitjen e kamionëve të implikuar.
Prokuroria Speciale vendosi mbajtjen e dy të dyshuarve pas intervistimit.
Autoritetet bastisën shtëpitë e tre të dyshuarve meshkuj, gjatë së cilave Prokuroria Speciale konfiskoi:
- Disa kontrata;
- Dy llaptopë;
- Një armë të gjatë me karikator 20 fishekësh.
Prokuroria Speciale ka arrestuar Burim Shalën (B.Sh.) për 48 orë në kuadër të hetimeve për keqpërdorim në prokurimin publik.
Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar (neni 414 p. 1 lidh. n. 31) dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.