Protesta kombetare kunder qeverise vijon edhe kete te merkure, duke hyre ne diten e saj te 11-te. Pas pjesemarrjes se larte te regjistruar nje dite me pare ne kryeqytet, organizatoret kane bere thirrje per nje tjeter tubim masiv, i cili do te nise ne oren 18:00 para Kryeministrise.
Kërkesat kryesore te protestuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike, e cila do te perfaqesohej nga intelektuale dhe figura te pavarura. Organizatoret deklarojne se mobilizimi ka per qellim ndryshime te sistemit politik, ndersa kane kerkuar zyrtarisht mbështetjen e Diaspores shqiptare.
Levizja, e cila fillimisht u organizua si reagim ndaj projektit ne Zvernec, ka evoluar ne nje proteste me te gjere qytetare. Pervec tubimeve ne kryeqytet, manifestime mbeshtetese jane raportuar edhe ne shtete te tjera ku jetojne komunitete shqiptare. Pjesemarresit, duke perdorur slogane si "Shqiperi e Re" dhe "Revolucion", theksojne se do te vijojne aksionin e tyre deri ne permbushjen e kerkesave per largimin e qeverise.
Përditësime
Protesta kombëtare në Tiranë hyri në ditën e 11-të, ndërsa pjesëmarrësit shpalosën 5 kërkesa: anulimin e statusit për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura dhe Trashëgimisë Kulturore, si dhe dorëheqjen e Qeverisë. Gjatë marshimit nga Sheshi Skënderbej drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, aktivisti Arben Kola iu drejtua turmës. Tensionet u përshkallëzuan pas incidenteve me flamujt amerikanë dhe përplasjeve fizike mes protestuesve dhe anëtarëve të FRPD.
Protesta kombëtare në Tiranë hyri sot në ditën e 12-të. Organizatorët kanë njoftuar një marshim që do të nisë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.