Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës njofton qytetarët se më 14 mars 2026 është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë.
Rruga pritet të bllokohet për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.
Qytetarët e Republikës së Kosovës që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor këshillohen të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet e gjata, vonesat apo pengesat në qarkullim.
MPJD do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:
• +383 (0)45 198 000
• +383 (0)45 198 606
• 0800 50095 (pa pagesë).
Përditësime
Të rinj serbë organizojnë protestë në Kosovë kundër Ligjit për të Huajt dhe Automjetet.
Marshimi nis në orën 12:44 nga parku i qytetit në Rashkë drejt Jarinjës.
Organizatorët thonë se ligjet "drejtohen kundër popullit serb".
- Emisari europian Peter Sorensen mbërrin sot në Prishtinë për takim me kryeministrin Albin Kurti.
- Ministria e Punëve të Brendshme dhe QKMK njoftuan: "Shmangni qarkullimin nesër".