Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin pikëkalimin kufitar në Jarinjë të shtunën, më 14 mars 2026.
Kjo për shkak të një proteste të paralajmëruar në territorin e Serbisë pranë këtij pikëkalimi, që do të bllokojë rrugën për dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Ju njoftojmë se nesër, më datë 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në PKK Jarinjë dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”.
QKMK, që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë kontaktet për informacion të mëtejshëm: +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe numrin pa pagesë 080050095.
Përditësime
Rruga në pikëkalimin Jarinjë u mbyll për vetura, konfirmoi QKMK.
Protesta kundër Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, e organizuar nga Partia e Re Demokratike në Serbi, mbahet nesër. Protestuesit mbajnë sloganin 'Serbët nuk janë të huaj brenda shtetit të tyre' dhe referencojnë Rezolutën 1244 të OKB-së.
Protesta, e organizuar nga Raška drejt Jarinjës, filloi në orën 17:15. Partia e Re Demokratike deklaroi: "Me rastin e fillimit të zbatimit të Ligjit për të Huajt... Tani ata kanë nevojë për ne më shumë se kurrë!"