Ish-vila e Enver Hoxhës u përfshi nga flakët këtë mbrëmje në Tiranë, pasi protestuesit e Partisë Demokratike hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës. Zjarri u përhap shpejt dhe doli jashtë kontrollit, sipas raportimeve nga vendngjarja.
Autoritetet policore ndërhyrën menjëherë me autobote uji dhe forca të shumta, duke hedhur ujë me presion për të shuar vatrat e zjarrit. Protestuesit u shpërndanë pas kësaj ndërhyrjeje dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku policia kishte vendosur një kordon sigurie.
Nuk dihet nëse kishte persona brenda godinës gjatë momentit të sulmit. Protesta e PD-së, e cila nuk u mbyll pas incidentit, ka kërkuar gjatë gjithë kohës formimin e një qeverie teknike, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të ministres Belinda Balluku.
Ngjarja ndodhi në kuadër të protestave të Partisë Demokratike kundër qeverisë aktuale.
Përditësime
Zjarrfikësit shpëtuan 25 persona, shumica shtetas amerikanë, nga vila gjatë sulmit. Sipas Ministrit të Kulturës Blendi Gonxhe, 12 artistë ndodheshin në godinë, e cila funksionon si qendër artistike. Sulmuesit hodhën 54 molotovë drejt vilës, por zjarri u shua shpejt. Një protestues humbi ndjenjat nga gazi lotsjellës dhe uji i policisë. Autoritetet konfirmojnë mungesë pranie policore në zonë gjatë incidentit. 1300 forca policore janë në gatishmëri. Deklarata të reja kanë dhënë Gazment Bardhi, Blendi Gonxhe, Taulant Balla dhe Sali Berisha.