Paris Saint-Germain ka nisur kontaktet me Atlético Madrid për transferimin e sulmuesit argjentin Julián Álvarez, sipas mediave franceze.
Klubi francez e konsideron lojtarin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofanziv dhe është i gatshëm të bëjë një investim të madh gjatë afatit kalimtar të verës. Atlético Madrid nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e tij dhe vlerësimi për kartonin e Álvarez kalon shifrën e 150 milionë eurove. Drejtuesit madrilenë e shohin argjentinasi si element kyç të projektit të tyre dhe presin një ofertë rekorde për të hapur negociatat.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, pëlqen shumë profilin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt. Interesi i parisienëve për Álvarez nuk është i ri, pasi kanë tentuar ta transferojnë edhe më parë.
Sipas raporteve, PSG ka nisur negociata jo vetëm me Atlético Madrid, por edhe me përfaqësuesit e lojtarit, duke sfiduar interesin e Barcelonës. Parisi është gati të ofrojë 150 milionë euro për ta bindur skuadrën spanjolle.
Julián Álvarez, 26-vjeçar, iu bashkua Atlético Madrid në vitin 2024 nga Manchester City dhe ka kontratë deri në verën e 2030-s. Në sezonin aktual, ai ka shënuar 20 gola dhe 9 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.