Emisioni “Debat Plus” ka transmetuar për herë të parë pamje nga dita e bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në materialin e publikuar shfaqet hetuesja Zdenka Pumper, e cila ka qenë pjesë e operacionit në terren. Në këto pamje, ajo shihet duke zhvilluar një bisedë me vajzën e Jakup Krasniqit.
Sipas informacioneve të bëra publike, Zdenka Pumper ka ushtruar më parë detyrën e hetueses në kuadër të EULEX-it, periudhë gjatë së cilës raportohet se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Nazim Bllacën. Pas përfundimit të këtij angazhimi, Pumper është zhvendosur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ku ka shërbyer në rolin e koordinatores së hetimeve.
Publikimi i këtyre pamjeve është shoqëruar me pretendime lidhur me raportet e mëparshme të hetueses me Nazim Bllacën, dëshmitarin për të cilin burimet pohojnë se është vërtetuar që ka qenë i paguar nga Serbia.