Punëtorët e huaj tani janë bërë domosdoshmëri për kompanitë shqiptare, sidomos në Durrës. Një agjensi rekrutimi në këtë qytet bregdetar sjell mijëra punëtorë të huaj çdo vit, kryesisht për sektorët e turizmit dhe ndërtimit.
Eksperiencat ndër vite kanë bërë që agjensitë të selektojnë shtetas që e kanë përdorur Shqipërinë si vend tranzit drejt Bashkimit Evropian, si dhe nacionalitete të njohura për seriozitetin dhe qëndrueshmërinë në punë. Filipinezët dhe indianët renditen si më të besueshmit.
Për secilin lloj pune dihet tashmë cili nacionalitet është më i përshtatshëm. Kjo prani e të huajve ndodh ndërsa punëtorët vendas, veçanërisht profesionistët, po largohen nga vendi. Drejtuesja e agjensisë e konsideron këtë të gabuar, për shkak të nivelit të ulët të pagave në Shqipëri.
Turizmi dhe ndërtimi mbeten sektorët kryesorë që drejtohen drejt tregut ndërkombëtar për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore.