Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, do të mbajnë më 5 nëntor një konferencë të përbashkët për mediat. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim në Kryeministri, konferenca do të zhvillohet në orën 11:30, pas dorëzimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Rama e cilësoi progres-raportin si një tjetër moment krenarie për Shqipërinë europiane dhe si një hap drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Ai tha se mbeten ende shumë detyra për t’u përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po afrohen gjithnjë e më tepër.
Nga ana tjetër, opozita e cilësoi raportin si regres dhe raport të zi për Shqipërinë.