Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat në Pallatin e Brigadave.
Në këtë mbledhje të zgjeruar mujore, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka pritet të raportojnë për ecurinë e procesit të integrimit evropian.
Raportimi i tyre do të përqendrohet kryesisht te Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria, një nga kapitujt kryesorë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Mbledhja zhvillohet pas dorëzimit të raportit në Kuvend për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vazhduar me mbylljen e kapitujve.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama vendosi 2030-ën si objektiv kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në mbledhjen e grupit të PS me ministrat të hënën.