Kryeministri Edi Rama publikoi të martën, më 20 janar 2026, një fotoalbum në rrjetet sociale, ku njofton se ecuria e punimeve në kantierin e autostradës Tiranë-Durrës ka arritur në masën 86%.
Sipas të dhënave të Kryeministrisë, punimet për shtresën e binderit kanë përfunduar pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.
• Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit.
• Në nyjen e Kasharit janë realizuar punimet për pilotat.
Punimet vijojnë në disa zona kryesore:
• Për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë.
• Për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.
Këto veprimtari zhvillohen sipas grafikut të parashikuar, me fokus përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit.