Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit "National Prayer Breakfast" dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare. Gjatë qëndrimit, Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.
Vizita përfshin takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, si dhe një fjalim në Capitol Hill.
Temë kryesore e diskutimeve është partneriteti strategjik, forcimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, siguria rajonale, bashkëpunimi transatlantik, me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Njoftimi është bërë publik nga AAK-ja, e cila konfirmon detajet e itinerarit.