Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) u pranua me shumicë votash si anëtare e asociuar në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC) gjatë Kongresit Pranveror 2026.
Ky kongres përkon me shënimin e 50-vjetorit të themelimit të LYMEC. RDK u përfaqësua nga Trim Syla, kryetari i RDK-së në Prishtinë, i cili prezantoi vizionin e organizatës për forcimin e demokracisë, fuqizimin e të rinjve në politikë dhe avancimin e integrimit europian.
Anëtarësimi hap rrugë për bashkëpunim më të gjerë dhe përfaqësim më të madh të RDK-së në arenën politike europiane. Ai forcon po ashtu pozicionin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si anëtare e rrjeteve të partive liberale në Ballkan, Europë dhe botë.