Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Remi dhe ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrtit Nenad Rashiq për Komunitete dhe Kthim. Rashiq tha se kryeministri Albin Kurti i kishte premtuar se po ia jepte në pronësi 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit për hatër të tij.
Në një shkrim në Facebook, Remi shprehu mospërbesën: «Nuk dua ta besoj se Kryeministri i Kosovës ka guxuar ta thotë këtë. Edhe për humor është e rëndë. Toka e Kosovës nuk është ‘dhuratë’ e askujt».
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, doli me sqarim zyrtar. Ai tha se Rashiq është ngatërruar me pranimin e kërkesës së tij për vizitën e Patriarkut Porfirije në Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, së cilës ia bashkëngjiti edhe një fotografi.
Deklarata e Rashiqit ka nxitur reagime në media dhe rrjete sociale, ndërsa Qeveria e sqaron si keqkuptim.