Të mërkurën, më 21 janar 2026, reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë qarkun Korçë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe vështirësi në qarkullim.
Prefektura e Qarkut Korçë raporton se ekipet e OSSHE-së po punojnë për rikthimin e energjisë, ndërsa ARRSH vijon pastrimin dhe kriposjen e akseve rrugore. Bashkitë e qarkut nuk raportojnë problematika të tjera.
Situata e energjisë elektrike
Sipas OSSHE Dispeçeria Rajonale Korçë, aktualisht pa energji janë rreth 743 abonentë në zonat:
• Fideri Potgozhan – NST Guri i Kuq: rreth 500 abonentë ruralë në Trebinjë dhe Bishnicë.
• Fideri 8 Rehovë NST Ersekë: 40 abonentë në Rehovë.
• Fideri Vithkuq NST Rehovë: 3 abonentë ruralë në Mazrekë.
• Fideri 9 NST Lozhan: 50 abonentë ruralë në Mesmal.
• Fideri 4 NST Mollas: 5 abonentë ruralë në Pepellash.
• Fideri 22 NST Korçë: 3 abonentë privatë dhe antenë në Cardhak (Stefani).
• Fideri JO6 NST Leskovik: 2 abonentë në Gërmenj (pjesërisht në punë).
• Fideri 19 NST Korçë: 140 abonentë në Dardhë (pjesërisht në punë).
• Fideri 3 NST Ersekë: i çkyçur.
Situata e akseve rrugore
ARRSH Drejtoria Qendër–Lindje raporton:
• Në Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6): reshje bore gjatë natës, vijon pastrimi dhe kriposja; rekomandohen goma dimërore.
• Në Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë: borë deri në 8 cm me erë të fortë; akset të pastruara, qarkullim normal.
• Në Boboshticë–Dardhë dhe Lapidari Podgorie–Podgorie–Liqenas: borë me erë të fortë, trashësi mbi 50 cm në Dardhë; po pastrohen, kërkohen goma dimërore dhe zinxhirë.
• Në Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat: reshje bore, vijon pastrimi.
Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme. Në pikën kufitare Qafë Thanë, është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Maqedonisë së Veriut për shkak të punimeve me borëpastruese.
Përditësime
OSHEE ka vendosur 11 ekipe teknike në gadishmëri dhe në terren për riparimin e defekteve në Korçë.
Konsumatorët e rëndësisë së veçantë furnizohen normalisht.
Në Bashkinë Maliq (nësinë Moglicë), një shkarje dherash ka bllokuar rrugën Kodras-Peshtan-Protopapë. Emergjencat Civile po punojnë për pastrimin.