Qarku i Kukësit u përfshi në orët e mesditës nga reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta, ndërsa në zonat malore nisën reshjet e borës.
Borë ra edhe në segmentin Fushë Dukagjin–Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rruga e Kombit. Rruga është e qarkullueshme, ndërsa mjetet borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse punojnë në terren për kriposje dhe pastrim.
Probleme në Tropojë
Në aksin rrugor Dushaj–Lekbibaj të rrugëve nacionale në Tropojë, reshjet shkaktuan rënie inertesh dhe gurësh. Kompania Florida, përgjegjëse për mirëmbajtjen, po kryen punime për pastrimin dhe rikthimin në normalitet. Qarkullimi i mjeteve nuk është penguar.
Deri tani nuk raportohen problematika të tjera. Në rrugët nacionale ka prani lagështie për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa në segmente malore haset borë në zona të caktuara. Kujdes i shtuar kërkohet në rrugët rurale të qarkut Kukës.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.