Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dherash në Qafën e Vishës, në aksin rrugor Himarë-Dhërmi. Kjo ngjarje ka bllokuar njërin krah të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Sipas informacioneve nga zona, masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka mbuluar asfaltin. Fitimirësisht, nuk raportohen persona të lënduar. Drejtuesit e mjeteve kalojnë me kujdes dhe shpejtësi të reduktuar, pasi rruga është ngushtuar ndjeshëm dhe kalueshme vetëm në një krah.
Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim. Drejtuesit e automjeteve u këshillohen të jenë të kujdesshëm në këtë zonë.