Sulmuesi Rey Manaj i ka dërguar një mesazh mbështetës përfaqësueses së Kosovës në prag të finales së play-off-it me Turqinë për një vend në Botëror. Ndeshja do të mbahet në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri.
Në një video të postuar në Instagram, Manaj shkruan: «Hajde zemra e Shqipërisë. Ec kampion i vogël, bëje për ne». Në qendër të videos shihen dy djem krah për krah me njëri-tjetrin, me simbolet përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rey Manaj ka shënuar golin e fitores kundër Serbisë në Leskovc më 11 tetor 2025. Kjo ndeshje i siguroi Shqipërisë biletën për play-off-in e Botërorit.