Rey Manaj u prezantua zyrtarisht te Sivasspor. Sulmuesi shqiptar kaloi me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi një kontratë të re prej 3,5 vitesh, që zgjat deri në vitin 2029.
Ai erdhi si lojtar i lirë, pasi kishte ndërprerë më herët kontratën me Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas prezantimit, Manaj do të vihet menjëherë në dispozicion të ekipit, ndërkohë që Sivasspor militon këtë edicion në Kategorinë e Parë turke.
Ky është rikthimi i dytë i Rey Manaj te ky klub, ku më parë luajti për dy sezone në 63 ndeshje dhe shënoi 34 gola. Ai u prit si idhull nga tifozët e Sivassporit.
Gjatë karrierës, Manaj ka luajtur për klube si Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona B, Barcelona, Spezia, Watford, Sivasspor dhe Sharjah.