Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj ka mbyllur bashkëpunimin me klubin Sharjah FC të Emirateve të Bashkuara Arabe pas vetëm gjashtë muajsh. Klubi e zyrtarizoi vendimin përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Në njoftim thuhej: “Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”.
Manaj, 28-vjeçar, ka hequr dorë nga një kontratë me vlerë rreth 3,9 milionë euro për të mundësuar largimin. Ai synon rikthimin te Sivasspor në Turqi, klub ku më parë shënoi 34 gola dhe dha 11 asistime në Superligën turke, duke u bërë golashënues i spikur.
Tani pritet udhëtimi i tij drejt Turqisë për të finalizuar marrëveshjen e re dhe për të rifituar formën më të mirë.
Përditësime
Rei Manaj ka arritur akord verbal me Sivasspor. Mbërritja e tij planifikohet nesër në orën 17:00 në aeroportin e Sivas.
Statistikat kryesore:
- Te Sharjah: 21 ndeshje, 6 gola.
- Kombëtare: 44 paraqitje, 10 gola.
- Vlerë Transfermarkt: €2.5 milionë.
- Sivasspor renditet i 14-ti me 29 pikë nga 22 ndeshje.