Nga 2 marsi deri më 30 prill 2026, në pikën kufitare Morinë mes Shqipërisë dhe Kosovës zbatohet kalimi me kontrolle. Kjo masë përfundon periudhën e procedurës së përshpejtuar të kalimit, e cila nisi më 1 nëntor 2025 dhe zgjati deri më 28 shkurt 2026.
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për rikthimin e kontrolleve, janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Udhëtarët e mirëkuptojnë situatën dhe shprehen të ndërgjegjshëm për zbatimin e rregullave.
Marrëveshja e nënshkruar mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës parashikon që kalimi me kontrolle të vazhdojë deri më 30 prill. Ndërsa nga 1 maj deri më 30 shtator rikthehet procedura e përshpejtuar, për lehtësimin e fluksit dhe shmangien e radhëve gjatë sezonit veror.