Mëngjesin e 8 shkurtit 2026, në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës, janë regjistruar rrëshqitje dherash që kanë bllokuar aksin rrugor drejt Kallmit.
Fenomeni është shkaktuar nga reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë gjithë natës. Sasija e konsiderueshme e dherave ka mbuluar asfaltin përgjatë ngjitjes së malores mbi Ferrarën.
Ndërmarrjet e bashkisë së Durrësit kanë filluar punimet për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e lëvizjes. Kjo zonë regjistron shpesh rrëshqitje dherash për shkak të erozionit të vazhdueshëm.