Reshjet e shiut gjatë natës së 16-17 shkurtit 2026 kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në rrugën nacionale Burrel–Skurraj, kryesisht në sektorin C dhe zonën e Shkopetit.
Këto rrëshqitje kanë penguar qarkullimin dhe kanë krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve që lëvizin nga qarku i Dibrës dhe Maqedonia e Veriut drejt Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Gurët dhe inertet kanë rënë në asfalt, duke ngushtuar karrexhatë dhe duke vështirësuar lëvizjen.
Punonjësit e firmës mirëmbajtëse të segmentit nga Burreli në Skurraj e deri në Milot kanë filluar pastrimin në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve, firma quhet Abazi shpk ose Geci shpk.
Ky aks rrugor paraqet probleme të vazhdueshme për mungesën e mbrojtëseve anësore dhe sinjalistikës rrugore, çka rrit rrezikun e daljes së mjeteve nga rruga drejt Liqenit të Shkopetit.
Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën provizore dhe të ulin shpejtësinë, veçanërisht në kushte reshjeje.