Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) raportoi rritje të ndjeshme të aplikimeve dhe regjistrimeve të bizneseve për muajin shkurt 2026 krahasuar me shkurt 2025.
Në total, numri i aplikimeve në tre regjistrat kryesorë arriti 13.324, nga 11.397 një vit më parë, që përfaqëson rritje prej 17%. Regjistri Tregtar përpunoi 11.066 aplikime, ndërsa 1.180 lidhen me leje, licenca dhe autorizime, dhe 1.078 me Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Subjektet e reja të regjistruara u rritën në 2.046, nga 1.716 në shkurt 2025, me rritje 19%. Tirana përqendroi mbi gjysmën e tyre me 1.099 subjekte, e ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Fieri.
Forma juridike
Sipërmarrja individuale dominoi me 1.560 persona fizikë, ndërsa 479 subjekte ishin shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. U regjistruan vetëm 3 shoqëri aksionare.
Sektorë kryesorë
- Tregtia me shumicë dhe pakicë si dhe riparimi i automjeteve: 536 subjekte
- Akomodimi dhe shërbimi ushqimor: 257 biznese
- Informacionit dhe komunikacionit: 176 regjistrime
Ndërtimi, transporti dhe shërbimet profesionale shënuan gjithashtu aktivitet të lartë.
Të dhënat zyrtare u publikuan më 11 mars 2026 nga QKB.