Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, kërkoi nga Qeveria e Kosovës lirimin e një shtetasi rus dhe dy shtetasish bjellorusë të arrestuar për hyrje të paligjshme në territorin e Kosovës.
Zakharova u ndal te marrëveshja e nënshkruar një vit më parë mes Zagreb-it, Tiranës dhe Prishtinës për bashkëpunim ushtarak në fushën e sigurisë. Sipas saj, gjatë këtij kohe u miratuan masa për formimin e një blloku ushtarak nënrajonal dhe tani po kalon në fazë praktike.
Ajo konfirmoi se Moska ka monitoruar lëvizjet ushtarake të këtyre vendeve. “Ata do të rrisin bashkëpunimin operacional midis ushtrive të tyre, për të blerë së bashku armë, dronë, sisteme mbrojtjeje ajrore, armë antitank dhe shumë më tepër”, u shpreh Zakharova.
Zyrtarja ruse shprehu shqetësim për ndikimin dashakeq nga vendet e treta, përfshirë kërcënimet kibernetike. Ajo tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës shkel rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. “Ndjenja antiserbe e projektit kroato-shqiptar është e dukshme dhe Beogradi me të drejtë po ngre alarmin, duke kuptuar rrezikun e plotë të përhapjes së një komponenti armiqësor të sigurisë në kufijtë e tij”, deklaroi ajo.
Zakharova bëri thirrje drejtuar Perëndimit të veprojë përpara se të jetë tepër vonë për të ndaluar garën e armatimeve.