Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Sallahu deklaroi se kjo masë ndalon dekretin, të cilin e quan antikushtetues, të prodhojë pasoja juridike. Ai shtoi se ajo pengon gjithashtu përmbysjen e rendit kushtetues.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë masë të përkohshme. Kjo e ndalon që dekreti antikushtetues të prodhojë pasoja juridike. Për më tepër, kjo e ndalon përmbysjen e rendit kushtetues. Prandaj, zgjedhje do të ketë veç kur e thotë Kushtetuta…!”, shkroi Sallahu.
Reagimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar përkohësisht efektet e dekretit presidencial.