Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka nisur platformën e re online më 28 prill 2026, e cila prej kësaj date është e aksesueshme për të gjithë.
Platforma grumbullon në një vend të gjithë informacionin për ndihmën e huaj në Shqipëri, duke e bërë atë transparente, të strukturuar dhe të lehtësisht të aksesueshme. Në të gjenden të dhëna të plota për:
- Programet IPA dhe financimet e Bashkimit Evropian;
- Donatorët, partnerët dhe institucionet zbatuese;
- Projektet aktive dhe rezultatet konkrete në terren;
- Sektorët prioritarë dhe shpërndarja e fondeve;
- Të dhëna publike për institucionet, partnerët dhe publikun.
Kjo hapësirë shërben për të kuptuar më mirë prioritetet zhvillimore të vendit dhe për të forcuar koordinimin mes institucioneve shqiptare, Bashkimit Evropian, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile.
Platforma është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit "Mbështetje për Menaxhimin e Asistencës Financiare të BE-së në Shqipëri".
SASPAC është institucion i krijuar për të siguruar që planifikimi strategjik i zhvillimit të vendit dhe përdorimi i fondeve të huaja të jenë të koordinuara, transparente dhe të përputhura me prioritetet kombëtare si dhe me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.