Në Dhomat e Specializuara në Hagë, më 12 shkurt 2026, vazhdon seanca gjyqësore me deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Kjo deklaratë, e nisur dje nga avokati Rodney Dixon, do të vazhdojë sot para trupit gjykues dhe do të pasohet nga mbrojtja e Rexhep Selimit.
Dje u mbyll dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së. Gjatë kësaj seance, mbrojtja e Hashim Thaçit i paraqiti deklaratat përmes avokatëve Luka Mishetiq, Nina Tavakoli dhe Pierre-Richard Prosper. Po ashtu, foli mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga Rodney Dixon, e cila nuk përfundoi atë ditë.
Gjatë fjalës së tij dje, Rodney Dixon theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë se Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.