Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e zhvilluar më 4 maj 2026, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç. Ata humbën jetën në aksidentin automobilistik të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku automjeti me shofer Nikoll Radaçi u përplas me ta.
Zëvendëskryeparlamentarja Klodjana Spahiu mori fjalën dhe u shpreh: "Engjëjt u prehshin në paqe". Atmosfera në sallë ishte e rënduar emocionalisht, ku disa deputetë nuk arritën të përmbanin lotët.
Seanca plenare zhvillohet për të diskutuar çështjet dhe problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër.