Të enjten, më 12 mars, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancë plenare duke filluar në ora 10:00. Pikë e parë e rendit të ditës është votimi për kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Në njoftimin e rendit të ditës specifikohet se mazhoranca pritet ta rrëzojë këtë kërkesë.
Në të njëjtën datë dhe orë, Partia Demokratike mban protestën e radhës kombëtare para Kuvendit. Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të mblidhen atje. Kjo protestë, e cila përkon me nisjen e seancës, ka në fokus votimin për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.
Ndryshe nga protestat e mëparshme kombëtare të Partisë Demokratike, të cilat janë zhvilluar në orët e pasdites, kjo zhvillohet paradite.
Përditësime
Policia e Shtetit dorëzoi shkresë zyrtare te PD për protestën e 12 marsit në orën 10:00.
- Policia merr përsipër organizimin e saj, ndryshe nga protestat e fundit.
- Njoftimin e nënshkroi deputeti Klevis Balliu.