Scott Bessent, sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, përforcoi mesazhin e presidentit Donald Trump se SHBA nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës. Në një intervistë për NBC News të dielën, ai cilësoi Evropën si “shumë të dobët” për të siguruar vetë sigurinë e saj dhe theksoi se “evropianët transmetojnë dobësi, ndërsa SHBA-ja transmeton forcë”.
Të shtunën, Trump njoftoi vendosjen e tarifave 10% për produktet nga tetë vende evropiane, duke filluar nga 1 shkurti, me rritje në 25% në qershor nëse nuk arrihet marrëveshje për “blerjen e Groenlandës”. Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar, duke thënë se ajo nuk është finalizuar dhe se Trump përdor “fuqitë emergjente” si levë negociuese.
Ky zhvillim nxiti reagime të forta në Evropë. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti masën “të papranueshme” dhe deklaroi se do të kërkojë aktivizimin e mekanizmit më të fuqishëm të kundërmasave të BE-së.
Bessent paraqiti arsye gjeopolitike për pretendimin amerikan ndaj Groenlandës, duke përmendur konkurrencën në rritje në Arktik, planet për mburojën kundër-raketore “Golden Dome” (ose “Kupola e Artë”) dhe varësinë e mëparshme energjetike të Evropës nga Rusia, e cila sipas tij “financoi operacionet ruse kundër Ukrainës”. Ai hodhi poshtë shqetësimet se kjo mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s, duke e cilësuar dilemën si “të rreme” dhe duke thënë se liderët evropianë do ta pranojnë nevojën për “ombrellën e sigurisë” amerikane.
“Presidenti beson se siguria e përforcuar nuk mund të ekzistojë pa qenë Groenlanda pjesë e Shteteve të Bashkuara”, përfundoi Bessent.
Përditësime
Scott Bessent, Sekretari i Thesarit të SHBA, deklaroi në intervistën në Meet the Press të NBC News se: "Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar ende dhe një veprim i jashtëzakonshëm mund të jetë krejtësisht ndryshe nga një marrëveshje tjetër tregtare." Ai shtoi: "Po përdor fuqitë e emergjencës për ta bërë këtë." Bessent vlerësoi: "Evropianët duken të dobët, ndërsa SHBA-ja tregon forcë."
Donald Trump akuzoi NATO-n dhe Danimarkën se kishin dështuar për 20 vjet të largonin kërcënimin rus nga Groenlanda, në një postim të ri në rrjetet sociale.
Trump i dërgoi letër kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre: «Nuk mendoj më vetëm për paqen sepse nuk iu dha Çmimi Nobel».
Støre konfirmoi marrjen e letrës, e cila u shpërnda nga NSC te ambasadorët evropianë.
- Ministrat danezë dhe të Groenlandës u takuan me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, për sigurinë në Arktik.
- BE mban samit të jashtëzakonshëm; Keir Starmer mban konferencë shtypi. Ambasadorët e BE-së diskutojnë tarifa kundër 93 mld euro të SHBA-së.