Gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria Doganore në pikën kufitare të Bogorodicës, është goditur një tentativë për kontrabandë cigaresh. Pas një kontrolli të detajuar të një mjeti të rëndë transporti, u gjetën 5,000 pako cigare pa banderola fiskale, të cilat ishin fshehur midis paletave të ngarkesës së deklaruar si materiale ndërtimore, konkretisht lesh guri.
Sipas dokumentacionit të paraqitur, kamioni ishte deklaruar për tranzit nga Greqia drejt Serbisë. Megjithatë, gjatë inspektimit fizik, doganierët identifikuan 100 kuti të pashënuara, secila prej të cilave përmbante nga 50 pako cigare. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar llogaritet në 9 milionë denarë.
Drejtuesi i mjetit, një shtetas serb, është arrestuar nga autoritetet në vendngjarje. Kundër tij, Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës. Drejtoria Doganore deklaroi pas aksionit se ky veprim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për parandalimin e tregtisë së paligjshme të duhanit dhe luftën kundër krimit ndërkufitar.