Xherdan Shaqiri ka arritur performancë të lartë te FC Basel në dy sezonet e fundit. Sipas të dhënave të SofaScore, mes lojtarëve të ligave kryesore evropiane, ai renditet në vendin e tretë për involvime në gola, me 59 (pas Harry Kane me 63 dhe Kylian Mbappé me 61). Ky bilanc barazon atë të Mohamed Salah.
Shaqiri ka luajtur 66 ndeshje, ku ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 33 asistime. Rikthimi i tij te Baseli ndodhi në gusht 2024, 12 vjet pas largimit drejt Bayern Munich. Ai ka 125 paraqitje me kombëtaren zvicerane dhe është fitues i dy edicioneve të Ligës së Kampionëve.
Në edicionin e kaluar, Shaqiri realizoi 18 gola dhe 21 asistime, duke ndihmuar Baselin të fitonte titullin kampion të parë në tetë vjet si dhe Kupën e Zvicrës. Në këtë edicion, në 23 ndeshje të ligës, ai ka 10 gola dhe 10 asistime. Mediumi zviceran Nau.ch shkruan se forma e dobët aktuale e Baselit nuk vjen nga performanca e tij.
Baseli luan të dielën ndaj Luganos.