Më 12 shkurt 2026 do të hidhet shorti për edicionin e pestë të Nations League, ku kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët.
Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga trajneri Sylvinho, zbriti në Ligën C pas renditjes së fundit në grupin e saj në Ligën B të edicionit të kaluar. Në këtë ligë, Shqipëria do të jetë në vazon e parë, së bashku me:
• Islanda
• Mali i Zi
• Kazakistani
Në vazot e tjera të Ligës C janë pozicionuar Finlandia, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia, Moldavia, San Marino, si dhe skuadrat fituese nga playoffet: Letonia ose Gjibraltar dhe Luksemburg ose Malta.
Pozicioni i Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do të garojë në Ligën B dhe është vendosur në vazon e katërt, bashkë me:
• Suedinë
• Maqedoninë e Veriut
• Irlandën e Veriut
Skuadrat e tjera të Ligës B përfshijnë Skocinë, Hungarinë, Poloninë, Izraelin, Zvicrën, Bosnje Hercegovina, Austrinë, Ukrainën, Slloveninë, Gjeorgjia, Irlandën, Rumania.
Rregullat dhe kalendari i ri
Sipas procedurës së kompeticionit, fitueset e ligave ngjiten në kategori më të larta, ndërsa ekipet e fundit zbresin një ligë më poshtë. Përveç kësaj, zhvillohen ndeshje playoff për ngjitjen ose rënien midis ligave, veçanërisht në Ligat C dhe D.
Risia e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit: katër ndeshjet e para do të luhen nga 24 shtatori deri në 6 tetor 2026, ndërsa dy ndeshjet e fundit në 12-17 nëntor 2026. Ndeshjet çerekfinale dhe playoffet për Ligat A dhe B parashikohen më 25-30 mars 2027, playoffet e Ligave C dhe D më 23-28 mars 2027, ndërsa faza finale do të zhvillohet në 9-13 qershor 2027.
Përditësime
UEFA hodhi shortin sot në Bruksel për edicionin e pestë të Nations League.
Kosova u tërheq në Grupin B3 të Ligës B kundër Izraelit, Austrisë dhe Republikës së Irlandës.
Shqipëria u tërheq në Ligën C kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos.
Liga D përfshin dy grupe me nga tre skuadra secila.
UEFA ka përcaktuar formatin e fazës nokaut të Nations League:
• Dy ekipet e para nga çdo grup i League A avancojnë në çerekfinale dy ndeshore në mars 2027.
• Ndeshje play-off në mars 2027 midis vendeve të treta të League A dhe vendeve të dyta të League B.
• Lidhje me kualifikimet e EURO 2028 përmes play-off bazuar në renditjen e Nations League.