UEFA ka përcaktuar vazat për edicionin 2026/27 të Nations League-së, duke u bazuar në rezultatet e edicionit të kaluar. Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 12 shkurt 2026 dhe do të transmetohet direkt në Artmotion, ndërsa ndeshjet nisin në shtator 2026.
Përbërja e ligave
Liga A përfshin:
- Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Portugalia, Hollanda, Serbia, Turqia, Danimarka, Norvegjia, Uellsi, Greqia, Çekia.
Liga B përfshin Kosovën së bashku me:
- Polonia, Zvicra, Suedia, Ukraina, Skocia, Bosnje dhe Hercegovina, Austria, Izraeli, Rumania, Sllovenia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut.
Liga C përfshin Shqipërinë së bashku me:
- Finlandia, Islanda, Sllovakia, Mali i Zi, Kazakistani, Armenia, Bullgaria, Qipro, Moldavia, San Marino.
Liga D përfshin:
- Andorra, Malta, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Azerbajxhani.