Komisariati i Policisë Kurbin ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Lezhës dhe ka shpallur në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues në Fier.
Kallëzimi është bërë nga shtetasi K. P., 31 vjeç, i cili pretendon se H. K. e ka përndjekur me automjet, duke u prezantuar si efektiv policie dhe duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se automjeti i përdorur është në pronësi të H. K..
Policia vijon punën për kapjen e tij, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.