Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00, kur shërbimet e patrullës në rrugën “Pavarësia” në Durrës konstatuan një automjet pa targa dhe me xhama të zinj që kryente manovra të rrezikshme. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetasi M. K., 30 vjeç, refuzoi t'i bindej urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë për t'u larguar.
Gjatë ndjekjes, M. K. përplasi 4 automjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë. Pas përplasjes, ai braktisi makinën dhe u përpoq të largohej me vrap, por u neutralizua dhe u arrestua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se i arrestuari ishte shpallur më parë në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte ishte vjedhur një ditë më parë në Tepelenë.
Ndaj 30-vjeçarit janë ngritur akuzat për veprat penale:
• Vjedhja
• Mosbindja e urdhrit të punonjësit të rendit publik
• Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
• Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme.