Më 30 janar 2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14 të Nishtullës në Durrës, shtetasi A. Z., 44 vjeç, bashkë me S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të gjithë banorë në të njëjtën zonë, goditën me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Gjithashtu, ata dëmtuan automjetin tip Ford Focus në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Shkatërrimi i pronës", të kryera në bashkëpunim. Shtetasi A. Z. është në procedim penal, ndërsa S. Z. dhe V. R. janë shpallur në kërkim dhe puna për kapjen e tyre vazhdon.
Sipas V. Meçanit, një anëtareje të familjes, ngjarja filloi me sulmin ndaj Fatmir Meçanit, 55 vjeç, dhe u vazhdua kur makina që po e dërgonte në spital u godit nga të njëjtët persona. Familja thotë se ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur, duke mos dalë nga shtëpia për të blerë as bukë për fëmijët. Ata denoncuan ngjarjen në polici pas sulmit të dytë dhe thonë se dhuna nuk është hera e parë në zonë.
Përditësime
Fatmir Meçani u identifikua si viktima kryesore në incidentin në Durrës.
Lulzimi Meçani, vëllai i tij, drejtonte mjetin ku ndodheshin bashkëshortja dhe kunata e Fatmirit.
V. Meçani rrëfen: "Kalova aty, u turrën me na gjujtë..."
Katër persona kanë paraqitur denoncime në polici.
Autorët kanë dhunuar edhe familje të tjera në zonë, konfirmon Policia e Shtetit..