Një bombolë gazi ka shpërthyer në lagjen 10 Korriku, në zonën e Lungomares në Vlorë, në ambientet e një apartamenti, konkretisht në ballkonin e tij. Ngjarja ka ndodhur sot, më 6 shkurt 2026.
Sipas zjarrfikësve, bombolja ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri. Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si dhe ballkoni ku ndodhej bombolja e gazit për gatim.
Mjetet zjarrfikëse dhe policia janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke vënë situatën nën kontroll. Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Përditësime
Autoritetet konfirmuan se apartamenti i përket një 68-vjeçari.
Shpërthimi ka shkaktuar defekt në saracineskën e mbylljes së gazit, e cila nuk funksiononte.