Shtëpia e Bardhë ka publikuar emrat e anëtarëve që do të përbëjnë Bordin e Paqes të administratës Trump për Gazën, më 17 janar 2026.
Me presidentin e SHBA-së Donald Trump si kryetar, bordi ekzekutiv do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Gazës pas luftës. Çdo anëtar do të jetë përgjegjës për një portofol kritik për stabilizimin e territorit, megjithëse ndarja konkrete e roleve ende nuk është bërë publike. Asnjë grua nuk është përfshirë në bord.
Anëtarët kryesorë
• Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga 1997 deri në 2007, i vetmi anëtar jo amerikan. Ai udhëhoqi Britaninë në Luftën e Irakut në 2003, çka e bën praninë e tij të diskutueshme për disa. Pas detyrës, shërbeu si i dërguar i Kuartetit ndërkombëtar (OKB, BE, SHBA, Rusi) për Lindjen e Mesme nga 2007 deri në 2015. Blair ka cilësuar planet e Trump për Gazën si "shanci më i mirë për t’i dhënë fund dy viteve lufte, mjerimi dhe vuajtjeje".
• Marco Rubio, Sekretar i Shtetit i SHBA-së, qendror në politikën e jashtme. Fillimisht kundërshtoi armëpushimin në Gazë, por më vonë e lavdëroi fazën e parë të marrëveshjes Izrael-Hamas të tetorit si planin "më të mirë" dhe "të vetëm". Ai ka kritikuar përpjekjet izraelite për aneksimin e Bregut Perëndimor.
• Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe biznesmen i pasurive të paluajtshme. Ai ka njoftuar nisjen e fazës së dytë të planit të Trump-it, që përfshin rindërtimin dhe demilitarizimin e plotë të Gazës, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit. Witkoff ka marrë pjesë edhe në diplomacinë Rusi-Ukrajnë.
• Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump, ka luajtur rol kyç në negociatat për konfliktet Rusi-Ukrajnë dhe Izrael-Gazë, duke u takuar me palët e përfshira.
Bordi synon stabilizimin e Gazës përmes këtyre prioriteteve, sipas deklaratës zyrtare.
Përditësime
Shtëpia e Bardhë ka shpallur emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Paqes për Gazën:
- Marc Rowan, miliarder i kapitalit privat;
- Ajay Banga, president i Bankës Botërore;
- Robert Gabriel, këshilltar i Trump-it;
- Nickolay Mladenov, ish-dërguar i OKB-së dhe përfaqësues i lartë për Gazën;
- Gjeneralmajor Jasper Jeffers, komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Midhë tyre nuk ka palestinezë.
Shtëpia e Bardhë njofton se më shumë anëtarë do të shpallen në javët në vijim.
Donald Trump ka ftuar Kryeministrin Edi Rama për t’u bashkuar Bordit të Paqes për Gazën.
Ndër emrat e tjerë të shpallur nga Shtëpia e Bardhë:
- Marc Rowan, drejtor ekzekutiv i Apollo Global Management dhe kandidat potencial për Sekretar të Thesarit;
- Ajay Banga, që ka këshilluar politikanë si Barack Obama;
- Robert Gabriel, këshilltar i sigurisë kombëtare që bashkëpunon me Trumpin që nga fushata.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi ftesën personale nga Donald Trump, duke e cilësuar atë si "moment historik për Shqipërinë" në deklaratën e tij zyrtare.
Shtëpia e Bardhë zbuloi strukturën e re të Bordit të Paqes për Gazën me dy njësi të veçanta:
- Bordi Ekzekutiv Themelues, i fokusuar në investime dhe diplomaci;
- Bordi Ekzekutiv i Gazës, që mbikëqyr NCAG (Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës).
Donald Trump konfirmoi interesin e Tony Blair për bordin që në shtator.