Zyrtarë të Policisë Federale gjermane arrestuan në aeroportin e Shtutgartit një shtetas kosovar 53-vjeçar, të dënuar për vrasje. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar gjatë një kontrolli pas mbërritjes së tij me fluturim nga Prishtina.
Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), i arrestuari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me dymbëdhjetë vjet burgim. Pesë vjet më vonë, ai u dëbua në Kosovë.
Gjatë ri-hyrjes në Gjermani, policia konstatoi një urdhër arresti për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit. Burri u dërgua menjëherë në burgun e Shtutgart-Stamhajmit, ku pritet të vuajë saktësisht 2.127 ditë të tjera burgimi.
Zëdhënësi i Policisë Federale shpjegoi se arrestimi u bë për shkak të këtij urdhri ekzekutues. Po të mos kishte hyrë sërish në Gjermani, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar.