Eduard Zaloshnja ka drejtuar një sondazh rigoroz në terren me banorë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin e vendit.
Sipas këtij anketimi, 52.3% e grave janë në marrëdhënie pune, ndërsa 66.7% e burrave janë në të njëjtën situatë.
Vetëm në kategoritë "Sektori shëndetësor/arsimor" dhe "Punonjës shtetëror" përqindja e punësimit është më e lartë te gratë se te burrat.
Sa i përket nivelit arsimor, diferenca mes grave dhe burrave është e papërfillshme statistikisht: 70.4% e grave dhe 71.7% e burrave kanë kryer vetëm 0-12 vjet shkollë.